Habit Diola Dosti: Kam ftuar ish-burrin dhe partneren e tij t’i bëjmë pushimet bashkë

March 17, 2023
1 minut lexim

Diola Dosti një nga konkurentet më të forta  të shtëpisë së Big Brother VIP, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku, për t`iu përgjigjur pyetjeve të saj thumbuese.

Diola fillimisht sqaroi gjithë thashethemet që janë përhapur për të, të vërtetën e lidhjes së shumëpërfolur me Xhonatan Islamin, i cili është 9 vite më i ri në moshë se ajo, e më pas foli për marrëdhënien me ish-bashkëshortin.

Nustricionistja, theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një raport korrekt për hir të vajzave, dhe absolutisht nuk është xheloze për lidhjen e tij të re, ashtu siç u aludua gjatë sherrit të saj me Luizin brenda Big Brother.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:

“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VOA: Turqia i hap dritën jeshile Finlandës për në NATO, por jo Suedisë

Story i radhës

Ftohja e papritur me Keisin, Kristi zbulon arsyen e fortë

Të fundit nga

ShkoLartë