Erling Haaland është zotuar se do të bëhet “madje edhe më i mirë” pasi të jetë përshtatur plotësisht në Manchester City
Ai në ndeshjen e të shtunës kundër Crystal Palace shënoi hat-trickun e tij të parë në Premier League.
“Sigurisht që kërkon kohë, por e di që do të vijë dhe do të bëhet edhe më mirë. Nuk është e lehtë të vish në një klub të ri, në një vend të ri, kështu që ka qenë një fillim i mirë”, ka thënë ai.
Norvejgezi iu bashkua Cityt gjatë kësaj vere nga Borussia Dortmund..