Haaland shpallet lojtari i vitit

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, është shpallur lojtari i vitit për sezonin 2022/23 nga UEFA.

23-vjeçari ishte i pamëshirshëm para portës, duke shënuar 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës fitoi tripletën, me Premier Ligën, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Haaland përfundoi si golashënuesi më i mirë në të dyja garat, duke shënuar 12 në Evropë dhe 36 në Premier Lië, kjo e fundit një rekord i ri.

Norvegjezi mposhti bashkëlojtarin Kevin De Bruyne dhe Lionel Messit për të marrë çmimin, i cili u shpall gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve UEFA 2023/24 në Monako.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Anulohet ndeshja Trepça – Kumanova, arsyeja e çuditshme

Story i radhës

Ndalimi në shkollat franceze i ‘abajave’ ndez debatin mbi veshjet

Të fundit nga