haaland paralajmeron interin ne deshirojme te fitojme me cdo kusht 64820e6b5c122

Haaland paralajmëron Interin: Ne dëshirojmë të fitojmë me çdo kusht

June 8, 2023
min lexim

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, në të cilën ai foli për sezonin e tij dhe finalen ndaj Interit.

Ky ka qenë një sezon fantastik për Erling Haaland, ku përveç golave të shumtë deri tani ka fituar Premier Ligën dhe trofeun e FA Cup me Cityn.

Tani, Cityt i ka mbetur vetëm finalja e Ligës së Kampionëve kundër Interit për ta fituar që të kompletojë tripletën.

Haaland e ka cilësuar si një ëndërr finalen e së shtunës ndaj Interit, ku ky i fundit për bomberin norvegjez është një ekip shumë i fortë, por që City e dëshiron trofeun e Ligës së Kampionëve me çdo kusht.

“Të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve gjithmonë ka qenë ëndrra ime dhe unë e kam nderin që tani jam aty. Por mbi të gjitha është një ndeshje që duhet fituar. Sezoni jonë ishte fantastik dhe ne dëshirojmë që ta mbyllim atë në mënyrën më të mirë. Do të jetë e vështirë ndaj një skuadre tejet të mirë si Interi por ne duam ta fitojmë me çdo kusht dhe do ta japim më të mirën. Mezi presim të luajmë”, tha Haaland.

Më tej Haaland foli edhe mesataren e tij për gola në Ligën e Kampionëve.

“E dija që këtu do të kisha shumë raste për të shënuar. Unë luaj me kampionë të mëdhenj që krijojnë shumë raste ose hapin hapësira dhe kjo është më e lehtë. Të gjithë kemi të njëjtën dëshirë për të fituar dhe unë jam me fat që kam këta shokë skuadre që më ndihmojnë në punën time, të hedh topin në rrjetë”, tha Haaland.

Për fund, ylli norvegjez foli për marrëdhëniet e tij me Guardiolan.

“Pep dhe stafi i tij bëjnë gjithçka për ta nxjerrë më të mirën nga ne. Unë kam mësuar shumë dhe mund të mësoj ende. Më duhej të adaptohesha me një trajner të ri, bashkëlojtarë të ri dhe një mënyrë të re të lojës por unë mendoj se kam bërë mirë. Deri tani, unë e kam shijuar çdo minutë të aventurës sime këtu”, tha Haaland.

Manchester City dhe Interin përballen në finalen e Ligës së Kampionëve këtë të shtune me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Ataturk Olympic”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nuk ka kuorum perfundon seanca 64820c875be36
Story i mëparshëm

Nuk ka kuorum, përfundon seanca

kush do e qeverise kishen katolike ndizet debati pas problemeve shendetesore te papa franceskut 648212dedd74d
Story i radhës

Kush do e qeverisë Kishën Katolike? Ndizet debati pas problemeve shëndetësore të Papa Françeskut

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë