Haaland golashënuesi më i mirë, De Bruyne asistuesi më i mirë

Erling Haaland është zgjedhur golashënuesi më i mirë i Premierligës, ndërsa kështu e fiton edhe Këpucën e Artë të Evropës.

Sulmuesi norvegjez ka impresionuar në sezonin e parë me Manchester Cityn, duke qenë i papërmbajtshëm dhe i pandalshëm për kundërshtarët.

Ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit i ka realizuar 36 gola sezonalë, një rekord absolut, ndërsa i dyti përfundoi Harry Kane i Tottenhamit me gjashtë gola më pak.

22 vjeçari, krahas titullit të golashënuesit më të mirë të vitit, u zgjodh edhe Lojtari më i mirë i Sezonit në Premierligë.

Natyrisht, sulmuesi shtatlartë nuk do të mundë ta arrinte këtë pa ndihmën e bashkëlojtarëve.

Mbi të gjitha, pa Kevin de Bruynen, i cili u zgjodh Asistuesi më i mirë i sezonit në Angli.

Mesfushori ofanziv belg i ka bërë 16 asistime në kampionat dhe këtë e arriti për herë të katërt që kur e vesh fanellën e Cityt dhe askush nuk e ka bërë një gjë të tillë në histori të ligës elitare angleze.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së presidentit Erdogan

Story i radhës

Veliaj nga Astiri: “Mirënjohje për të gjithë ata që na besuan të çojmë përpara Tiranën; bëmë çerdhen e parë, tani ndërtojmë shkollat”

Të fundit nga