Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, debuton furishëm në Premier League, me dy gola në fanellën e Manchester Cityt, duke shënuar për fitoren me rezultat 2:0 në konak të West Ham-it.
Skuadra londineze nuk kishte asnjë formulë se si ta frenonte Erling Haaland, i cili ishte jashtëzakonisht i disponuar.
Në minutën e 36-të, norvegjezi ka fituar një penallti dhe më pas duke e kryer atë në mënyrë perfektë, 0:1.
Në minutën e 65-të, De Bruyne asiston ndërsa Haaland shënon për 0:2.
City starton me fitore, Haaland debuton me dy gola!
Haaland u zëvendësua në minutën e 78-të, ndërsa u zgjodh lojtar i ndeshjes me notën 7.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.