gyokeres thyen heshtjen tregon nese do te beje levizje ne janar 6739adf68b0cc

Gyokeres thyen heshtjen, tregon nëse do të bëjë lëvizje në janar

November 17, 2024
1 minut lexim

Viktor Gyokeres është një nga sulmuesit më në formë në Evropë duke shënuar vazhdimisht me skuadrën e tij Sporting Lisbona dhe me Kombëtaren e Suedisë.

Sulmuesi suedez  ka qenë i lidhur me një mori klubesh më të mira të Ligës Premier si Chelsea , Arsenal , Manchester United dhe Liverpool.

Por ai është edhe në listën e dëshirave të skuadrave tjera të mëdha si Barcelona, Bayern Munich e Paris Saint Germain.

Megjithatë, sulmuesi i Sporting CP ka shprehur dëshirën për ta mbyllur sezonin në klubin e tij aktual.

Gyokeres nuk përjashton një transferim verën e ardhshme, por besnikëria e tij është me klubin portugez për momentin.

Kur u pyet për të ardhmen e tij, Gyokeres tha pas fitores së Suedisë ndaj Sllovakisë 2-1 se do ta përfundoj sezonin te Sportingu.

“Dua ta përfundoj sezonin me Sporting. Më pëlqen të jem atje. Nuk jam i stresuar për një lëvizje”, deklaroi ylli suedez.

Gyokeres ka shënuar 23 gola në të gjitha garat këtë sezon, dhe ka shtuar katër asistime. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mjere ato goca qe shohin ekonomine e mashkullit egla ceno banale kjo qe bejne vajzat e sotme 6739ad4302a18
Story i mëparshëm

“Mjerë ato goca që shohin ekonominë e mashkullit”, Egla Ceno: Banale kjo që bëjnë vajzat e sotme!

regjim i posacem ne shkup shkaku se sot mbahet maratona e atletikes 6739b4890ed09
Story i radhës

Regjim i posaçëm në Shkup, shkaku se sot mbahet maratona e atletikës

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha
ShkoLartë