Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod ka akuzuar helikopterët ushtarakë ukrainas se kanë sulmuar një depo nafte në qytet, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Vyacheslav Gladkov tha në kanalin e tij Telegram se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas.
Ai më herët kishte thënë se dy janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët, tha ai.
Vjen vetëm dy ditë pasi rajoni pa gjithashtu shpërthime në një ndërtesë magazinimi armësh. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.
Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthimet.