Guti këshillon Xavin

October 20, 2022
1 minut lexim

Entuziazmi që ka shoqëruar Barcelona-n në fillimin e sezonit duket se është shuar, të paktën pjesërisht, pas paraqitjeve të fundit mes Champions League dhe La Liga-s.

Disfata në El Clasico dhe dy rezultatet kundër Inter-it në Europë kanë bërë që të ngrihen disa dyshime në lidhje me katalanasit dhe punë e trajnerit Xavi.

Një nga ata që ka dyshime është edhe Guti, ish-lojtar historik i Real Madrid, i cili ka thënë për El Chiringuito:

“Xavi mendon se kjo Barcelonë mund të luajë si ajo në të cilën luante ai. Nuk ka lojtarë të atillë dhe nëse do të vazhdojë ta punojë si trajner, te Barcelona ashtu si në çdo klub tjetër, do të duhet të mësojë që t’i përshtatë lojtarët me sistemet e ndryshme të lojës”.

Dhe akoma: “Besoj se Xavi duhet të bëjë një autokritikë sepse ka bërë disa gabime si trajner në disa ndeshje”, ka qenë komenti i ashpër i Guti-t.

“Gjithsesi, nëse Barcelona i ka besuar atij, duke e bërë trajner të ekipit të parë mendoj se e priste të kishte ndonjë vështirësi. Nuk mendoj se është marrë një periudhë afatshkurtër edhe pse Xavi sapo ka filluar punën e tij si trajner”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagon Macron pas dorëheqjes së kryeministres britanike

Story i radhës

Sa “e mbajnë” humorin miqtë tuaj? Zbulojeni nga shenja e horoskopit

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë