Guterres: Vrasjet e civilëve në Gaza “të pashembullt dhe të paprecedentë”

November 20, 2023
1 minut lexim

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka dënuar ngjarjet në Gaza duke i quajtur ato “vrasje të civilëve që është e pashembullt dhe e paprecedentë” që ku ai mori detyrën në krye të OKB-së, transmeton Anadolu.

Në prezantimin e një raporti të ri mjedisor të OKB-së në New York, Guterres tha se ajo që është e qartë është se “në disa javë kemi pasur mijëra fëmijë të vrarë, kështu që kjo është ajo që ka rëndësi”.

“Ne jemi dëshmitarë të një vrasje të civilëve që është e pashembullt dhe e paprecendetë në anjë konflikt që ku jam sekretar i përgjithshëm”, tha Guterres.

Guterres tha se është me rëndësi “të jemi në gjendje ta transformojmë tragjedinë në një mundësi”.

“Është thelbësore që pas luftës të lëvizim në një mënyrë të vendosur dhe të kthyeshme drejt një zgjidhje me dy shtete”, theksoi ai.

Ai gjithashtu tha se ka qenë “shumë i qartë” në denoncimin e shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe shkeljet e mbrojtjes së civilëve.

I pyetur pse nuk i ka quajtur sulmet izraelite “krime lufte”, Guterres hta se nuk ka “mandat” për ta bërë këtë.

Rripi i Gazës ka qenë nën bombardime të rënda që kur grupi palestinez Hamas nisi një ofensivë të befasishme kundër Izraelit më 7 tetor.

Që atëherë, Izraeli në përgjigje filloi bombardimet në Gaza dhe sipas shifrave të autoriteteve të Gazës të paktën 13 mijë palestinezë janë vrarë, përfshirë mbi 9 mijë gra dhe fëmijë, si dhe më shumë se 30 mijë të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Një bllokadë izraelite ka ndërprerë Gazën edhe nga furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë, si dhe ka reduktuar dërgesat e ndihmave.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Blerja 20 miliardë dollarëshe e Figma nga Adobe është në rrezik

Story i radhës

Paralajmëron Kadri Kastrati: Ekziston edhe një rrezik tjetër nga Serbia

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë