Guterres paralajmëron për një “Gazë të dytë”

September 25, 2024
1 minut lexim

Tema mbizotëruese e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është këtë vit lufta në Gazë dhe rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm në Liban.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi që në fillim të fjalimit të tij, për rrezikun e përhapjes masive të luftës në Lindjen e Mesme.

Lufta e Gazës është një “makth i vazhdueshëm” dhe tani edhe Libani është në buzë të humnerës, tha ai.

“Populli libanez, populli izraelit dhe njerëzit në mbarë botën nuk mund ta përballojnë që Libani të bëhet një Gazë e dytë,” paralajmëroi ai.

Guterres: “Botë mosndëshkimi”

Guterres e dënoi edhe një herë sulmin e Hamasit më 7 tetor si “të neveritshëm”. Duke shtuar i shoqëruar nga duartrokitjet e shumë kryetarëve shtetesh dhe qeverish se megjithatë “nuk ka asnjë justifikim për ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

Duke ju referuar luftërave të tjera në Ukrainë apo Sudan, Guterres u shpreh për një “botë mosndëshkimi”.

“Një numër në rritje qeverish e shkelin me këmbë ligjin ndërkombëtar dhe minojnë të drejtën ndërkombëtare. Ato pushtojnë një vend tjetër, shkatërrojnë shoqëri të tëra ose e shpërfillin plotësisht mirëqenien e popullit të tyre. Dhe asgjë nuk ndodh.” – tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari: Marrëdhëniet në Qeveri janë korrekte, duhet të konsultohemi më shpesh dhe të sinkronizohemi

Story i radhës

Inteligjenca ukrainase pretendon se kanë arritur të çlirojnë Vovchanskun në rajonin e Kharkivit

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë