guterres palestina te marre statusin e shtetit anetar te plote ne okb 650c30bd07b4c

Guterres: Palestina të marrë statusin e shtetit anëtar të plotë në OKB

September 21, 2023
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres zhvilloi takime të veçanta me presidentin palestinez, Mahmud Abbas dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilët ndodhen në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të OKB-së, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, Abbas e ka informuar Guterresin për situatën e fundit në territoret e pushtuara palestineze dhe për “përshkallëzimin e tensioneve” nga Izraeli.

Duke kërkuar nga OKB-ja të marrë përgjegjësitë e veta ndaj popullit palestinez, Abbas kërkoi që palestinezëve t’u sigurohet mbrojtje ndërkombëtare, të zbatohen vendimet ndërkombëtare, që Izraeli të detyrohet të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar dhe të ndërpriten hapat e njëanshëm.

Guterres shprehu shpresën e tij për “zgjidhjen e çështjes së Palestinës dhe që Palestina të marrë statusin e shtetit anëtar të plotë në OKB përpara përfundimit të mandatit të dytë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së”.

Ai theksoi se po planifikon një vizitë në Palestinë në fund të tetorit.

Takimi Netanyahu-Guterres

Në deklaratën nga Zyra për media e Kryeministrisë izraelite thuhet se Netanyahu ka theksuar “rolin destabilizues të Iranit në Lindjen e Mesme” gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm Guterres.

Netanyahu deklaroi se beson se iniciativat ndërkombëtare nën ndërmjetësimin e SHBA-së midis Izraelit dhe Arabisë Saudite do të rezultojnë në një marrëveshje normalizimi dhe se korridori i ri ekonomik i planifikuar të shtrihet nga India në Evropë përmes vendit të tij do të kontribuojë në ekonominë globale.

Më tej thuhet se Netanyahu i ka kërkuar Guterresit të heqë dorë nga “kritikat e pabaza të OKB-së kundër Izraelit”.





MARKETING

RENT A CAR

ndryshimet kushtetuese ademi ka deputete pro europian ne opozite po dalin ne pah ndasite 650c2fcf9580c
Story i mëparshëm

Ndryshimet kushtetuese/ Ademi: Ka deputetë pro-europian në opozitë, po dalin në pah ndasitë

zhgenjeu ne champions 650c3132c81da
Story i radhës

Zhgënjeu në Champions

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë