Guardiola tremb Cityn

January 27, 2023
1 minut lexim

Arsenal-i dhe Manchester City do të përballen sot në Kupën e Anglisë.

Një ndeshje shumë e veçantë mes të parës dhe të dytës në renditjen e Premier League, por mbi të gjitha mes dy trajnerëve që njihen mirë si Mikel Arteta dhe Pep Guardiola.

Pikërisht trajneri i Qytetarëve ka folur për kolegun duke bërë edhe një pohim në lidhje me veten.

“Arsenal-i është klubi i Arteta-s prej kohësh dhe edhe kur ishte ndihmësi im, e vetmja skuadër ndaj së cilës nuk festonte ishte Arsenal-i. Dukej. Qëndronte pa lëvizur dhe unë thosha: ‘Ah, është i Arsenal-it’”.

Dhe akoma: “Dhe kur ka marrë telefonatën e Topçinjve nuk mund ta ndaloja, kush isha unë për ta bërë?

Më shikoni mua, jam këtu, por nëse Barcelona do të më telefononte, mua do të më duhej të shkoja sepse është klubi im”, ka thënë Guardiola.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë efektivisht në të ardhmen e trajnerit spanjoll, i cili tani është i përkushtuar të vazhdojë të fitojë përsëri me Manchester City-n e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Navas “prenoton” biletën për Angli për të luajtur titullar

Story i radhës

Pesë meshkuj abuzuan seksualisht me një 14-vjeçare në Veles, dërgohen në paraburgim

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë