Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë diçka për ndarjen nga jeta të Pele. Ai ka bërë një krahasim mes futbollsitëve që janë përfolur si më të mirët e historisë, duke veçuar Messin.
“Mendoj që Neymar ka thënë diçka të madhe, duke konfirmuar se numri 10 para Peles ishte vetëm një numër dhe pas tij u bë diçka speciale.
Të gjithë lojtarët e mëdhenj duan që të mbajnë në shpatulla numrin 10. Ajo që Pele ka bërë për futbollin do të qëndrojë gjithmonë në botën e futbollit.
Nuk kisha lindur kur ai lunte, ishte shumë i fortë dhe ka lënë një shenjë të fortë. Mendoj që Pele, ashtu si Cruijff, Maradona, Messi, Cristiano Ronaldo dhe Beckenbauer janë lojtarë që do të mbeten gjithmonë në historinë e futbollit. kanë bërë shumë gjëra për shumë vite në fushat e futbollit.
Pele ishte në gjendje të bënte gjithçka dhe brazilianët mendojnë që është më i miri i historisë, të njëjtën gjë mendojnë argjentinasit për Messi, Di Stefano dhe Maradona. Personalisht them që më i miri nga të gjithë është Leo Messi”, tha Guardiola.