Pep Guardiola dhe Manchester City janë në pozitën të pafavorshme, të cilët duhet të luftojnë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.
City humbi dy pikë në barazimin (2:2) në shtëpi ndaj Brightonit, duke e lënë atë në pozitën ne pestë në tabelën e Premier League.
“Mendoj se kështu do të jetë deri në fund. Nëntë ndeshje, nëntë finale për ne”, tha Guardiola.
Erling Haaland bëri histori duke shënuar 100 gola në Premier League më shpejt se kushdo tjetër në 94 ndeshje, gjashtë më pak se ish-sulmuesi i Blackburn, Newcastle dhe Anglisë, Alan Shearer.
“Jo keq”, tha Guardiola duke buzëqeshur.
“Pjesën e dytë e nisëm me 2:1 dhe patëm raste të mira. Megjithatë, i lamë të barazojn”, përfundoi eksperti katalanas.
Burimi: botasot.info