Guardiola me “këmbë në tokë”: Premier League nuk ka mbaruar

min lexim

Manchester City nuk zhgënjeu në asnjë moment në sfidën e mbrëmshme ndaj Arsenal, me “qytetarët” e City që “shpartalluan” në “Etihad Stadium”, “topçinjtë” me rezultatin e thellë 4 me 1, pas golave të Kevin de Bruyn, Stones e Erling Haaland.

Në fjalën e tij për mediat pas fitores “magjike” në “Etihad Stadium”, tekniku Pep Guardiola u shpreh se tashmë skuadra e tij është në pozitat e duhura, pasi “fatet” e kampionatit i kanë në “duart e tyre”.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, nuk dua të them se ishte vendimtare.

Por, ishte një ndeshje që duhej fituar me patjetër. Luajtëm shumë mirë dhe e dija mirë se kë kishim përballë.

Arsenali mbetet një ekip i shkëlqyer dhe mbi të gjitha janë ende në krye të Premier League.

E di që mund të duket naive kjo që them, por jemi dy pikë pas tyre. Megjithatë, jemi në pozitat e duhura pasi tashmë e kemi në dorë fatin tonë, gjithçka varet nga ne. Nuk dua t’i marr të mirëqena gjashtë pikët në dy ndeshjet e prapambetura, pasi duhet t’i fitojmë në fushë”, u shpreh Guardiola.

Aktualisht, Arsenal është në vend të parë me 75 pikë, dy më shumë se Manchester City, por me “qytetarët” që kanë dy ndeshje për të rikuperuar duke pasur kështu shansin për të marrë kreun kur skuadrës së Guardiolës, teksa i kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të kampionatit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Media gjermane: Ukrainasit u përpoqën të likuidojnë Putinin me dron kamikaz të dielën

Story i radhës

Kandidati i opozitës për Roskovecin i kthehet Ramës: Sido t’i quani organet tuaja, halli e gëzimi është ‘prona jote’

Të fundit nga