Mançester Siti është duke kërkuar transferimin e mesfushorit të Fulhamit, Zhoao Palinja, në afatin kalimtar të janarit.
Sipas “Daily Star”, kampionët në fuqi të Anglisë thuhet se janë gati të paguajnë 50 milionë funte për ndërkombëtarin portugez, pasi klubi e shikon atë si një zëvendësues për Kalvin Filipsit, që pritet të largohet.
Palinja ishte shumë pranë transferimit te Bajern Munihu në verë, por marrëveshja dështoi në fund. Pavarësisht se humbi mundësinë për të nënshkruar me 28-vjeçarin, kampionët e Bundesligës mbeten të interesuar për të.
Bajerni po lidhet gjithashtu me Filipsin, dhe nëse ata arrijnë të nënshkruajnë me ndërkombëtarin anglez, do t’i hapë Sitit rrugën për yllin e Fulhamit.