Guardiola: Ju lutem, mos e kritikoni

min lexim

Erling Haaland i dhuroi Manchester Cityt fitoren 1-0 përballë Brentfordit me golin e shënuar 19 minuta përpara fundit. Me skuadrën e Pep Guardiolës që shkoi -1 pikë nga Liverpooli kryesues.

Një çlirim për 23-vjeçarin norvegjez, i cili arriti të ndëshkonte edhe Brentfordin, e vetmja skuadër së cilës nuk i kishte shënuar deri tani në ishull.

Guardiola u ndal te Haaland në prononcimin pas ndeshjes, aty ku bëri thirrje që sulmuesi të mos kritikohet. Pasi nuk vjen nga një moment i lehtë.

“Lojtarët e mëdhenj dhe sulmuesit e mëdhenj, shënojnë shumë gola. Mos e kritikoni Haalandin, sepse më pas përfundoni me gojën mbyllur. Erling nuk është në formën e tij më të mirë.

Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi ai qëndroi dy muaj jashtë.

Java e kaluar ishte jashtëzakonisht e vështirë për të. Humbi gjyshen, asnjë njeri nuk e ka të lehtë të kalojë një moment të tillë.

Është normale të mos jesh në formë kur ke munguar për dy muaj. Ai nuk më tregoi fare për vdekjen e gjyshes së tij, e kuptova më vonë.

Më pas nisëm të bisedonim për ndjenjat e tij dhe dhimbjen që përjetoi i ati”, u shpreh trajneri spanjoll i kampionëve të Anglisë.

Story i mëparshëm

Finlanda do të hapë më shumë poligone të shenjëtarisë! Rusia zemërohet!

Story i radhës

Serbi punësohet te shqiptari në Prizren: Më shohin si të jem i tyre

Të fundit nga