Guardiola flet për gjendjen psikologjike të Haalandit

1 minut lexim

I gjendur përballë kritikave për shkak të rasteve të humbura, Erling Haaland është kthyer në qendër të vëmendjes dhe Pep Guardiola ka folur së fundmi për gjendjen psikologjike dhe sjelljen e sulmuesit në stërvitje me skuadrën.

Trajneri është shprehur i kënaqur me sjelljen “e qetë” të Haaland në stërvitje, por pranon se është e vështirë të vlerësohet se si sulmuesi do të përballet me presionin jashtë fushës. “Unë nuk fle me të”, tha Guardiola me shaka në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Bournemouth.

“Unë nuk jam në shtëpi me të, kështu që nuk e di se si e trajtojnë atë. Por ajo që shoh në stërvitje është se ai ka qenë i qetë pas Liverpool-it dhe pas West Ham-it”,-tha tekniku.

Ndërkohë edhe në ndeshjen e fundit, atë kundër Bournemouth, të cilën City e fitoi me rezultatin 4-0 mbrëmjen e së shtunës, norvegjezi nuk mundi të gjente rrugën drejt rrjetës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtrejtohen mjetet shkollore, ja sa para nevojiten për një nxënës të klasës së parë

Story i radhës

Po transportonte në spital një pacient, ambulanca tërheq zvarrë të moshuarën, vdes në vendngjarje

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424