guardiola flet per fitoren ndaj tottenhamit dhe paraqitjen e portierit ortega 664471f095782

Guardiola flet për fitoren ndaj Tottenhamit dhe paraqitjen e portierit Ortega

May 15, 2024
1 minut lexim

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ishte i kënaqur me lojën e ekipit të tij në fitoren ndaj Tottenahm Hotspur dhe në veçanti me paraqitjen e portierit të inkuadruar në fund, Stefan Ortega.

Ortega hyri në lojë në vend të Ederson të dëmtuar dhe ishte i shkëlqyer pasi City fitoi 2-0 falë një pritje të tij vendimtare dhe dy golave të shënuar nga Erling Haaland.

Pas ndeshjes, Guardiola ka treguar se ndihet i lumtur me paraqitjen e ekipit dhe fitoren e cila mund të jetë e titullit në Ligën Premier.

“Ishte mirë. Këto lloj ndeshjesh janë me emocione dhe nuk mund të bësh gjithmonë më të mirën. Kjo varet nga intensiteti dhe cilësia që sjell kundërshtari në lojë, ata po luanin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm, fizik, intensiv, i menaxhuar mirë, i mirë me dhe pa top. E dinim se do të ishte e vështirë, por në momentet e këqija ne ishim aty dhe portierët tanë e bënë punën. Në fund, në momentin e duhur ne i ndëshkuam”.

Për pritjen e Ortegas nga Heung-min Son, Guardiola kishte vetëm lëvdata.

“Ai e ka bërë këtë që kur mbërriti. Ne pamë nivelin e portierit që është. Ai bën pritje të jashtëzakonshme dhe e bën kaq shumë herë.

“Në rastet një kundër një, Stefan Ortega është një nga portierët më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Ai na ka shpëtuar, përndryshe Arsenali do të ishte kampion i Ligës Premier”, përfundoi trajneri i Cityt.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

e rende demi godet disa here me brire nje grua ne plazh 66446fd5e2a9f
Story i mëparshëm

E rëndë/ Demi godet disa herë me brirë një grua në plazh

rike roci endrra ime eshte te behem nene 6644722d5862f
Story i radhës

Rike Roçi: Ëndrra ime është të bëhem nënë

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë