Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka konfirmuar se mesfushori belg, Kevin de Bruyne, nuk është akoma i gatshëm që të luajë.
Guardiola tha se shpreson që De Bruyne të jetë i gatshëm pas pushimit ndërkombëtar për t’iu kthyer formacionit bazë të Cityt.
“Ai ndihet më mirë, mund të stërvitet, por niveli që na nevojitet për konkurrencë, kur gjuan topin, ka ende dhimbje”, tha Guardiola.
Aktualisht City është në vendin e parë në Premierligë me 23 pikë, një më shumë se vendi i dytë, që është Liverpooli.
Burimi: botasot.info