Guardiola cilëson vetën si meritorin për fitoren e sotme, De Bruyne zbulon taktikën e Atleticos

April 5, 2022
1 minut lexim

Golashënuesi dhe heroi i Manchester Cityt në ndeshjen kundër Atletico Madridit, Kevin De Bruyne ka reaguar pas ndeshjes së sotme në stadiumin “Etihad”, duke thënë që Atletico ka luajtur me pesë lojtarë në mbrojtje dhe pesë sosh në mesfushë.

Eventualisht, kampioni anglez arriti që të thyejë murin e Atleticos, ku në minutën e 70’ De Bruyne arrin të shënoj golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Cityn.

“Atletico luajti me pesë lojtarë në mbrojtje dhe pesë lojtarë në mesfushë, kështu që është e vështirë që të gjesh hapësirat. Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ata janë solidë në mënyrën se si luajnë dhe unë mendoj që ne luajtëm shumë mirë nën rrethanat në fjalë”, tha De Bruyne për “BT Sport”.

Në anën tjetër, Guardiola ishte i kënaqur me zëvendësimet që i bëri gjatë pjesës së dytë, duke thënë se ato kishin ndikimin e tyre në ndeshje dhe në rezultat.

“Djemtë ishin duke luajtur mirë, por e dimë që me Gabriel dhe Phil ne kishim energji përsëri, dhe Grealish në anën tjetër që di të mbajë topin. Por, sot trajneri ishte i mençur”, tha Guardiola.

Me fitoren e sotme, e gjithë vëmendja e Manchester Cityt tani do të zhvendoset në vikend, ku të dielën me fillim nga ora 17:30 do të përballet me gjigantin anglez Liverpool, ndeshje kjo e cila edhe mund ta vendosë titullin e Premier Ligës angleze.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ramush Haradinaj befason me përgjigjen për marrëdhëniet me Edi Ramën

Story i radhës

Ngjarjet e datës 6 prill

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë