Manchester City fitoi 0-3 përballë Bristol City dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e FA Cup.
Trajneri i Cityzens, Pep Guardiola arriti t’u “shpëtonte” pyetjeve të shtypit me justifikimin e një gote verë!
Spanjolli braktisi konferencën për shtypin pas triumfit me “tris” për të shijuar një gotë verë me kolegun Nigel Parson.
“Nigel ka një përvojë të madhe.
Është kënaqësi për mua të takohem me të. Ai sapo më ftoi për një gotë verë.
Sigurisht që pranova.
Kështu që më duhet të largohem”, deklaroi Guardiola duke buzëqeshur dhe u largua nga takimi me gazetarët.