600 kg kanabis janë sekuestruar në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona.
Burime për ABC bëjnë të ditur se operacioni për kapjen e drogës është zhvilluar nga njësia italiane Guardia di Finanza dhe policia e Vlorës.
Operacioni në fjalë është zhvilluar ditën e djeshme në vendin e quajtur Gjiri i Arushës. Tre skafistët e kanë shkëmbyer sasinë e kanabisit në det, ndërsa kanë lëvizur me një skaf dhe e kanë ngarkuar kanabisin në një velierë e cila po i priste në det.
Sapo është kryer shkëmbimi, ka ndërhyrë Guardia di Finanza dhe policia e Vlorës.