Grupi i Kontaktit i Mbrojtjes së Ukrainës mblidhet në selinë e NATO-s në Bruksel

Qeveria amerikane njoftoi se do të sigurojë mbështetje ushtarake shtesë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën e cila po lufton me Rusinë, transmeton Anadolu.

Grupi i Kontaktit i Mbrojtjes së Ukrainës nën kryesimin e SHBA-së u mblodh për herë të 16-të në kuadrin e Takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, në selinë e NATO-s në Bruksel. Po ashtu në këtë takim mori pjesë për herë të parë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një fjalim në hapjen e takimit, tha se po përpiqen të plotësojnë nevojat urgjente të ushtrisë së Ukrainës, kryesisht për mbrojtje ajrore dhe municione.

Duke njoftuar pakon e fundit të mbështetjes si administratë amerikane e cila përfshin 200 milionë dollarë pajisje ushtarake, Austin tha se bashkë me pakon e fundit ndihma totale e SHBA-së ka arritur në 43.9 miliardë dollarë.

Në pakon e njoftuar nga Austin përfshihen municione për sistemet e mbrojtjes ajrore AIM-9 që SHBA-ja do t‘i japë së shpejti Ukrainës, municione artilerie dhe raketash, municione të sistemeve të raketave precize, armë tankesh dhe pajisje që mund të godasin mjete ajrore ruse pa pilot.

Kërkesa e Zelenskyy-t për mbrojtje ajrore me rreze të gjatë

Zelenskyy në fjalën e tij tha se prej rreth 600 ditësh mbrojnë vendin e tyre kundër Rusisë dhe se kanë nevojë për sistemet e mbrojtjes ajrore për të tejkaluar sulmet e mundshme ndaj linjave të energjisë këtë dimër.

Zelenskyy u shpreh se vazhdimi pa ndërprerë i mbështetjes që do të bëhet për vendin e tij është i rëndësishëm dhe se veçanërisht mbrojtja ajrore me rreze të gjatë është një nga faktorët më të rëndësishëm që kjo luftë të përfundojë në favor të Ukrainës.

Më tej Zelenskyy vuri në dukje se sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë janë të rëndësishme edhe për rajonin e Detit të Zi dhe të Danubit dhe se këto sisteme do të pengojnë ardhjen e avionëve luftarakë të Rusisë në kufijtë e Ukrainës.





Story i mëparshëm

Shkup, ndërroi jetë trajneri Mervan Iljazi

Story i radhës

Kosovës nuk i lejohen më hapa fals

Të fundit nga