Grupi i hakerëve Anonymous shpall luftë Rusisë

February 28, 2022
1 minut lexim

Konfliktet kibernetike luftohen në hije, por në rastin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, është një grup që e quan veten Anonymous dhe ka bërë një deklaratë publike lufte.

Të Enjten vonë grupi i hakerëve përmes një cicërime në Twitter tha se kishte vënë në shënjestër regjimin e Vladimir Putin.

Që nga ajo ditë grupi ka marrë përgjegjësinë për shumë incidente kibernetike dhe sulme DDoS dhe madje rrëzuar uebsajte shtetërore si dhe agjencinë shtetërore të lajmeve Russia Today.

Anonymous tha se kishte hakuar edhe Ministrinë Ruse të Mbrojtjes ndërsa të Dielën tha se ka hakuar kanalet televizive shtetërore Ruse duke publikuar përmbajtje si këngë dhe imazhe patriotike Ukrainase.

Natyra informale e grupit e bën të vështirë atribuimin e sulmeve ndaj një apo disa individëve. Por Rusia nuk është e vetmja shënjestër e grupit. CIA, Shteti Islamik gjithashtu janë goditur nga Anonymous.

Grupi thotë se parimi i tyre kryesor është kundër shtypjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aleancat diplomatike dhe premtimet e bëra gjatë Luftës së Parë Botërore

Story i radhës

Kush po merr pjesë në takimin Rusi-Ukrainë, a ndodhet aty Zelensky?

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë