Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do ta mbështesë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernatori i ardhshëm

May 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 maj – Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do ta mbështesë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernator i ardhshëm, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Në deklaratë për mediumet, dhënë gjatë vizitës së sotme në Zhelinë, Mickoski tha se në pajtim me Kushtetutën obligim i presidentit të shtetit është të japë porpozim për guvernator.

“Ai është vendim i presidentit të shtetit, nuk është vendim i Qeverisë. Në pajtim me Kushtetutën, presidentja e shtetit e parashtron atë propozim kështu që nuk çka të komentoj. Propozimi do ta marrë mbështetjen nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së”, tha Mickoski.

Sllaveski duhet të zgjidhet në mbledhje plenare me shumicë të thjeshtë me 61 vota.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dje e propozoi prof.dr. Trajko Sllaveski për guvernator të ri të Bankës popullore, pasi që paraprakisht bisedoi me kandidatët për guvernator të Bankës popullore.

Nga Kabineti i presidentes informuan se gjatë sjelljes së vendimit, presidentja është udhëhequr nga profesionalizmi dhe kompetenca, dinjiteti dhe integriteti, si dhe mundësia reale për emërim të kandidatit.

“Do të dëshironim të potencojmë se zgjehdja ishte e vështirë, duke pasur parasysh cilësinë e dëshmuar të të kandidatëve, theksuan nga Kabineti i presidentes.

Sllaveski është profesor universitar o Fakultetin ekonomik në Shkup dhe ish-ministër i Financave. Për momentin e kryen funksionin e kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Sllaveski vjen në vendin e guvernatores së deritanishme, Anita Angellovska Bezhoska e cila ishte gruaja e parë në atë funksion.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mickoski për Danellën dhe ndërtimet pa leje: Le të veprojë, nga filozofimi dhe retorika boshe populli nuk ka përfitime!

Story i radhës

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

Të fundit nga

Murtezani në seancën e Këshillit kombëtar

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se Agjenda e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila rrjedh nga Plani i Rritjes për
sqmken
ShkoLartë