​Grupi Blur njoftoi një koncert rikthimi në Wembley

min lexim

Grupi britanik Blur njoftoi në Facebook se do të ribashkohen për një koncert më 8 korrik 2023 në stadiumin Wembley të Londrës.

Tani për tani, Blur nuk ka deklaruar nëse janë mbledhur vetëm për një koncert apo nëse do të vazhdojnë punën e tyre, ndërsa revista muzikore NME shkruan se ata do të performojnë në Wembley me mbështetjen e Slowthai, Self Esteem dhe Jockstrap.

Pas albumit të tretë mjaft të suksesshëm “Parklife” (1994), me hitet “Parklife”, “Girls & Boys”, “To the End” dhe “End of the Century”, Blur u vendos, së bashku me Oasis, si drejtues i lëvizjes muzikore britanike-pop të viteve nëntëdhjetë.

Këngëtari Damon Albarn, kitaristi Graham Coxon, basisti Alex James dhe bateristi kanë luajtur për herë të fundit së bashku gjatë albumit “The Magic Whip” (2015).

Albarn konfirmoi për gazetën britanike Metro vitin e kaluar, se grupi nuk ka mbaruar dhe se ai personalisht do të donte të këndonte sërish këngë Blur.

“Më mungojnë këngët dhe luajtja me Blur… Por nuk do ta bëja ashtu. Duhet të ketë një arsye vërtet të mirë për ta bërë përsëri dhe më pas do të jem i përfshirë me gjithë zemër”, tha Albarn në atë kohë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Britani: Anëtarët e bandës së armatosur dënohen mbi 100 vjet burg

Story i radhës

Kovaçevski: Synimi është që pasi bashkë i filluam, ashtu bashkë edhe ti përfundojmë bisedimet me BE-në

Të fundit nga