Grupi “Alibasha”, çfarë roli ka ish-kryetari? Kjo është përgjigja befasuese e Enkelejd Alibeajt

min lexim

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeljed Alibeaj, ka folur në lidhje me nofkën publike që i ka vënë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili shpesh e quan “Alibasha” për të treguar varësinë sipas tij që Alibeaj ka nga Basha.

Në një intervistë në RTSH, Alibeaj tha se nuk ka asnjë rëndësi për të se ccfarë thotë Berisha, ndërsa i pyetur se sa ndikim ka Basha, ai theksoi se nuk ka asnjë ndikim.

Pjesë nga biseda:

Elona Meço: Zoti Alibeaj, çfarë ndikimi ka zoti Basha tek ju personalisht dhe tek grupi. Konsultoheni, komunikoni, i merrni vendimet bashkë?

Enkelejd Alibeaj: Unë flas me të gjithë anëtarët e grupit parlamentar që bëjnë jetë parlamentare, mblidhemi në grup. Zoti Basha ka gjetur një zgjidhje që të jetë pak më I tërhequr dhe kjo është zgjedhja e tij.

Elona Meço: Ka ai ndikim në vendimmarrjen tuaj?

Enkelejd Alibeaj: Jo! Çfarëdo lloj vendimmarrje e grupit është e konsultuar me këdo nga anëtarët e grupit që vjen, merr pjesë dhe bën jetë parlamentare.

Elona Meço: Pse është krijuar perceptimi që ky është grupi i Bashës?

Enkelejd Alibeaj: Besoj është në ndikimin dhe sigjerimin e zotit Berisha dikur.

Elona Meço: Edhe tani, sepse ai ju drejtohet juve si “Alibasha”.

Enkelejd Alibeaj: Qoftë edhe për këtë arsye. Kushdo që mund të abuzojë, ka lirinë për të abuzuar, po qendrimet e mia janë qendrime të miat. Mund t’ju kujtoj që jam ai që kam patur përplasjet dikur me zotin Berisha, edhe me zotin Basha, por ama ç’është e drejtë, është e drejtë. Negociatë, kompromis me qendrimet e mia unë nuk bëj dhe nuk kam për të bërë asnjëherë. Koha do të tregojë se qendrimi im dhe i grupit parlamentar është qendrimi më i mirë i mbajtur në të mirë të demokratëve dhe PD-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vjosa Osmani takon Joe Biden në funeralin e Mbretëreshës: Çfarë më shprehu presidenti

Story i radhës

Mbappe refuzon foton me kombëtaren franceze, “L’Equipe” zbulon arsyen

Të fundit nga