“Grumbulloni batanije”: Ukrainasit përgatiten për dimër të tmerrshëm

November 23, 2022
min lexim

KYIV, Ukrainë (AP) – Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike nga tani deri në mars, në mot të ftohtë dhe me borë, sepse sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar dëme “kolosale” në rrjetin elektrik, thanë zyrtarët. Për të përballuar situatën, autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve që të grumbullojnë furnizime dhe të largohen nga zonat e goditura rëndë.

Sergey Kovalenko, drejtor ekzekutiv i ofruesit privat të energjisë DTEK Yasno, tha se kompania është nën udhëzimet nga operatori shtetëror i rrjetit të Ukrainës për të rifilluar ndërprerjet emergjente në zonat që mbulon, duke përfshirë kryeqytetin, Kievin dhe rajonin lindor të Dnipropetrovsk.

“Megjithëse tani ka më pak ndërprerje, dua që të gjithë ta kuptojnë: Me shumë mundësi, ukrainasve do t’u duhet të jetojnë me ndërprerje të paktën deri në fund të marsit,” paralajmëroi zoti Kovalenko në Facebook.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për opsione të ndryshme, madje edhe ato më të vështira. Mblidhni rroba të ngrohta dhe batanije”, u tha ai banorëve ukrainas.

Rusia ka nisur gjashtë sulme masive ajrore kundër rrjetit elektrik të Ukrainës dhe pjesës tjetër të infrastrukturës që nga 10 tetori, ndërsa lufta hyn në muajin e nëntë. Ky sulm ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike dhe ka privuar miliona ukrainas nga energjia elektrike, ngrohja dhe uji.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të martën në një fjalim video para një grupi kdeputetësh francez se sulmet me raketa ruse kanë shkatërruar pothuajse gjysmën e objekteve energjetike të vendit “për ta kthyer të ftohtin e dimrit në një armë të shkatërrimit në masë”. Më vonë, në fjalimin e tij të përnatshëm me video, ai njoftoi ngritjen e “Pikave të Pamposhtshmërisë” ku njerëzit mund të mblidhen për energji elektrike, komunikim me celular, qasje në internet, ngrohje, ujë dhe ndihmën e parë.

Temperaturat zakonisht qëndrojnë nën zero në Ukrainë në dimër, dhe bora tashmë ka rënë në shumë zona, përfshirë Kievin. Autoritetet ukrainase po evakuojnë civilët nga zonat e çliruara së fundmi të rajoneve jugore Kherson dhe Mykolaiv nga frika se dimri do të jetë shumë i vështirë për të mbijetuar./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse kemi frikë të pranojmë se vuajmë nga depresioni?

Story i radhës

Dua Lipa dukej magjike në koncertin e fundit të Elton John në Los Angeles

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë