Pas katër muajsh, Josip Iliçiç është rikthyer në listën e të grumbulluarve të skuadrës së Atalantës.
Gasperini në fakt e ka futur sllovenin në listën e 22 lojtarëve për ndeshjen e sotme mbrëma ndaj Empolit në Bergamo për javën e fundit të të Serisë A.
Sfida e tij e fundit daton më 9 janar ndaj Udinezes në transfertë, ku u aktivizua si zëvendësues për 12 minuta në fitoren e bergamaskëve me rezultatin 2-6.
Më vonë, pavarësisht se stërvitej rregullisht në qendrën stërvitore, sulmuesi ka humbur 17 ndeshje të kampionatit, 2 të Kupës së Italisë dhe 6 të Europa Ligës.
Kundër Empolit, Iliçiç do t’i thotë lamtumirë Atalantës pas 5 vitesh, pavarësisht kontratës që i skadon më 30 qershor 2023.