Gruevski shpëton edhe nga rasti “TNT”? Millanov: Kërkuam që të vërtetohet vjetërsimin absolut i lëndës

November 6, 2023
min lexim

-Nuk kishte asgjë që është në përputhje me ligjin në atë që e theksuan ata, ndërsa “de facto”, përpiqen të bëjnë presion të paparë, dhe sërish ajo që konstatohet gjatë gjithë kohës. Elita e biznesit apo politikanët përpiqen të kryejnë presion mbi gjyqësorin, këtë e tha avokati Elenko Millanov në përgjigje ndaj akuzave të djeshme të biznesmenit Fiat Canoski ndaj gjyqësorit për rastin “TNT”.

Avokati në rastin “TNT”, Elenko Millanov tha se sot mbrojtja ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të vërtetohet vjetërsimi absolut i lëndës, shkruan TV21. Millanov tha se edhe përfaqësuesi i Prokurorisë ka kërkuar që të zbatohen ndryshimet nga Kodit Penal.

“Sot kemi kërkuar nga Gjykata e Apelit, sipas ndryshimeve të propozimit të ankesës, e cila ishte që të shfuqizohet vendimi i shkallës së parë, e kemi rikahëzuar në atë që kemi kërkuar nga Gjykata që të vërtetojë që sipas ndryshimeve të Kodit Penal nga muaji shtator i këtij viti, të vërtetohet vjetërsimi absolut i përndjekjes penale për të gjithë të akuzuarit dhe të njëjtën e ka kërkuar edhe përfaqësuesi i akuzës në deklarimin e tij”, tha mes tjerash Millanov.

Rasti “TNT” i referohet shembjes së kompleksit “Kosmos” të investitorit Fiat Canovski. Për veprën janë akuzuar disa njerëz, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i Gazi Babës Toni Trajkovski, si dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Për rastin TNT kishte vendim të shkallës së parë në maj të vitit të kaluar ku Gruevski u dënua me 9 vjet burg dhe Janakievski me 4 vjet. Ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe Elisaveta Najdovska, inspektorja e atëhershme e ndërtimit, janë dënuar gjithashtu.

Në maj të këtij viti u mbajt seanca publike e Gjykatës së Apelit, pas së cilës gjykatësi kishte 60 ditë kohë nga 8 maji deri më 8 korrik për ta sjellë aktvendimin, por edhe përkundër kësaj ai vazhdoi ta zvarritë rastin.

Biznesmeni Fiat Canoski dje tha se edhe sikur të mos ishin ndryshimet në Kodin Penal, Ristov do të kishte vazhduar ta prolongojë lëndën deri në vjetërsim. Ai ka bërë të ditur se do të paraqesë peticion në të gjitha institucionet, ndërsa ndoshta edhe padi ndaj gjykatësit Gjoko Ristov.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një personi i bie të fikët pasi linja 1 e Trafikut Urban ishte e mbingarkuar me udhëtarë

Story i radhës

Bien çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë