gruda haxhiut detyra e jote eshte ti forcosh institucionet e drejtesise e jo tua demtosh integritetin 64e765db22ace

Gruda, Haxhiut: Detyra e jote është t’i forcosh institucionet e drejtësisë e jo t’ua dëmtosh integritetin

August 24, 2023
1 minut lexim

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda, ka thënë se është e habitshme të shohësh që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përsëri po e kritikon prokurorinë.

Gruda tha se janë disa pyetje themelore që duhet t’i bëhen Haxhiut sot, pasi sipas tij, ajo e ka për detyrë të punojë për të forcuar institucionet e drejtësisë e jo të angazhohet çdo ditë për të dëmtuar integritetin e tyre.

“ Kush duhet të ndërhyjë për rregullimin e sistemit prokurorial, nëse ky sistemi është i dobët? A janë qytetarët të cilëve ajo i referohet në videon e saj, apo ajo që ka marrë votat e tyre për të qeverisur?”

“A mund të kujdeset ministrja më mirë për të zgjidhur probleme në sistem, duke krijuar vlera dhe duke përmirësuar prokurorinë, në vend që të përqendrohet vetëm në kritika dhe sulme?”, tha Gruda.

Tutje, ai tha se Haxhiu duhet ta kuptoj se qeverisja e mirë është shumë më shumë sesa kritikë dhe identifikim i problemeve.

“Ajo kërkon marrjen e veprimeve konkrete për të krijuar ndryshime pozitive për vendin dhe qytetarët”, tha ai.

MARKETING

RENT A CAR

shqiperia turistike permendur mbi 28 mije here ne rrjetet sociale gjate gushtit 64e763847faf6
Story i mëparshëm

Shqipëria turistike, përmendur mbi 28 mijë herë në rrjetet sociale gjatë gushtit

leonardo dicaprio dhe fiksimi i tij me modelet kush eshte 25 vjecarja qe u shfaq krah tij 64e765dd2fb5d
Story i radhës

Leonardo DiCaprio dhe fiksimi i tij me modelet! Kush është 25-vjeçarja që u shfaq krah tij

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë