Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në vigjilje të festës së flamurit, ka zbuluar projektin në të cilin do të studiojnë studentët e Universitetit “Nënë Tereza”.
Ai njofton se projekti në fjalë ka mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe ka shtuar se gurëthemeli do të vendoset nesër.
“Në vigjilje të Ditës së Flamurit, po ndaj me ju pamjet e projektit të objektit të rekonstruktuar të Universitetit “Nënë Tereza” në hapësirën e kazermës “Ilinden” në Shkup. Gurëthemelin e këtij projekti të mbështetur tërësisht nga Qeveria do ta vendosim nesër, ndërsa buxheti për realizim është siguruar gjithashtu nga Qeveria në përputhje përcaktimet tona programore për avancimin e cilësisë së arsimit të lartë”, ka shkruar Grubi.