Në një deklaratë të fundit në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka bërë thirrje për mbështetjen masive të Frontit Europian në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka shprehur bindjen se vetëm me një fitore të thellë mbi VMRO-DPMNE dhe aleatët e saj, mund të sigurohet një rrugë e qartë drejt integrimit europian dhe forcimit të marrëdhënieve me SHBA-në.
Grubi ka kritikuar ashpër atë që ai e quan “servilitetin dhe vazalitetin” të disa liderëve politikë ndaj VMRO-DPMNE-së, dhe lidhjet e dëmshmeqë ata kanë me Serbinë dhe Rusinë, të cilat sipas tij kundërshtojnë interesat e shqiptarëve dhe të Maqedonisë së Veriut si një shtet.
“VMRO dhe drejtuesit e saj bijnë në mend vetëm nga Ali Ahmeti dhe Fronti Europian edhe atë me fitore rekord prej 30:0 me deputet në favor të Frontit. Ftoj të gjithë votuesit e opozitës shqiptare dhe ata që qëndruan në shtëpi, të mos e lejojnë servilitetin, vazalitetin, puthadorësinë, shërbimin që e bëjnë 5 persona ndaj Mickovskit, Gordanës, Apasievit, VMROsë dhe Levicës, e indirekt edhe Serbisë e Rusisë, kundër UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike”, ka thënë Grubi
Duke u referuar në një rezultat prej 30:0 në favor të Frontit Europian, Grubi ka bërë thirrje për një përgjigje të qartë në zgjedhjet e 8 Majit, duke iu bërë thirrje votuesve të opozitës shqiptare dhe atyre që abstenuan në raundin e parë, të dalin dhe të votojnë kundër VMRO-DPMNE-së dhe për një të ardhme europiane.
Në mesazhin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, dhe të drejtave të shqiptarëve, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht moshës apo vendbanimit, të bashkohen në mbështetje të Frontit Europian dhe të refuzojnë kthimin prapa të arritjeve të 25 viteve të fundit.
“Me 30:0 me deputet më 8 maj duke e rrethuar numrin i thuhet JO Mickovskit, JO Gordanës, JO Serbisë e Rusisë, JO 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve që nuk po zgjedhin mjete për ta shpëtuar lëkurën e tyre si humbës masiv me 40.000 vota diferencë, SI DHE DO TË SILLET VMRO PARA AKTIT TË KRYER PARA SHQIPTARËVE DHE ALI AHMETIT.
I madh e i vogël, burrë e grua, fshat e qytet, të GJITHË NË KËMBË PËR MOS TË LEJUAR nëpërkëmbje dhe kthim prapa 25 vjet!
NUK KA VOTA PËR SHËRBËTORË TË MICKOVSKIT DHE VMROsë!
VOTO 4”, tha Grubi. /Indeks.mk
https://www.facebook.com/share/p/MW4AVmdyBq83nbHj/