Grubi: Vizita e Kurtit u keqpërdor, pa BDI s’vihej tabela “Adem Demaçi” e s’bëhet as rruga Tetovë-Prizren

August 16, 2023
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga radhët e BDI-së, i pyetur nga gazetarët në Gostivar, ka folur për vizitën e para pak ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin në Çair dhe Tetovë.

Grubi ka thënë se disa persona e kanë keqpërdorur vizitën e Kurtit në Maqedoni, derisa ka shtuar se pa partinë që drejton Ali Ahmeti, s’mund të emërohej as rruga “Adem Demaçi” e s’mund të bëhet as rruga Tetovë-Prizren.

“Vizita e zotëri Kurtit është e mirëseardhur dhe vjen shpesh dhe shpesh herë udhëton nga këtu për jashtë vendit, kishte karakter lokal për motive të ndryshme nga dy komunat në fjalë dhe nuk shoh kontestuese këtu… Tjetër gjë është që disa persona përpiqen ta keqpërdorin zotëri Kurtin, sepse qytetarët e dinë se pa BDI as tabelën me emrin Adem Demaçi nuk mund ta ndërrojnë e as ta bëjnë rrugën Tetovë – Prizren”, ka thënë Grubi./RTV21/

 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Cila është Pija më e Mirë për të Ndihmuar Tretjen Sipas Gastroenterologut

Story i radhës

Pushtimi rus/ Raporti i OKB-së: Rreth 10 mijë civilë të vrarë në Ukrainë. Në shumë rajone mungojnë të dhënat për numrin e viktimave

Të fundit nga

Horoskopi i datës 2 qershor 2025

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni më tolerantë e më të kuptueshëm me partnerin tuaj, marrëdhënia në çift
sqmken
ShkoLartë