Pas zgjidhjes së problemit me rrymën elektrike, themelimit të shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, sigurimit të mjeteve për rregullimin e kanalit të ujërave të zeza, sot lëshuam në përdorim edhe rrjetin e ujësjellësit, projekt i shumëpritur që u bë realitet si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të kreut të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi me kryetarin e komunës Eyüpsultan nga Turqia , z. Deniz Köken deklaroi zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi.
“Përgëzova Ridvanin për angazhimin e përpiktë në realizimin e programit tonë zgjedhor dhe i premtova përkrahjen e plotë të të gjithë kabinetit qeveritar edhe në realizimin e sa më shumë projekteve tjera në shërbim të jetës cilësore të banorëve të Haraçinës” deklaroi Grubi.