Shkup, 25 Dhjetor – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi i ka uruar gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë kudo që ndodhen.
“Тë nderuar bashkëqytetarë të besimit të krishterë, Me dëshirën e sinqertë që të keni shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja, ju uroj festën e Krishtlindjeve. Qofshin këto çaste festive frymëzim për të përforcuar vlerat më të larta ndërnjerëzore të respektit dhe solidaritetit”, thuhet në urimin e zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë.
Burimi: zhurnal.mk