Grubi: Urime 2 gushti – Dita e Republikës, reflektojmë mbi të kaluarën teksa ndërtojmë të ardhmen

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në rrjetin social Facebook ka uruar teë gjithë qytëtarët e Maqedonisë së Veriut per Ditën e Republikës.

Grubi shkruan se në këtë datë reflektojmë mbi të kaluarën e popullit, për të çuar përpara misionet përparimtare që duhet realizuar me sukses.

Statusi i plotë:

2 gushti i vitit 1903 është një nga ato momente të historisë së vendit që dëshmon forcën e bashkimit të popujve mbi kauzat e përbashkëta të lirisë dhe barazisë së tyre.
Sot është festë për të gjithë qytetarët e vendit sepse 120 vjetori i kryengritjes së përbashkët në Krushevë i gjen edhe më të bashkuar popujt tanë, kësaj rradhe në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Në këtë ditë kur reflektojmë mbi të kaluarën, kuptojmë peshën e vendimeve të përbashkëta që ndërmorrëm, rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës, që na bënë pjesë të NATO-s dhe na afruan më afër dyerve të Europës.
Le të vazhdojmë të shtrojmë bashkë rrugën e zhvillimit të vendlindjes sonë! Urime 2 gushti – Dita e Republikës!

Story i mëparshëm

Putin i frikësohet një tjetër rebelimi, ja ushtria misterioze që po krijon për tu mbrojtur nga Wagner

Story i radhës

Samsung fillon prodhimin në masë të ekraneve për iPhone 15

Të fundit nga