Grubi: Të ndalohet transmetimi i kanaleve ruseve nga operatorët kabllor

February 28, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën që u mbajt mbrëmë, e kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi solli vendim me çka u rekomandohet – propozohet operatorëve kabllor që të ndalojnë transmetimin e kanaleve ruse në platformat e tyre.

Mirëpo, gjatë diskutimit në seancën qeveritare është konstatuar se për momentin Qeveria nuk ka mundësi ligjore për t’i urdhëruar operatorë kabllor, prandaj edhe në këtë fazë shkohet vetëm me rekomandim.

TV21 gjatë ditës së sotme do të kontaktojë me operatorët kabllor – Telekom, A1, Neotel, Telekabel, etj për të mësuar qëndrimin apo vendimin e tyre ndaj këtij rekomnadimi të Qeverisë.

Kuptohet gjithashtu se qytetarë të shumtë të Maqedonisë së Veriut janë ankuar për transmetuesin publik serb – RTS, pasi “bën propagandë ruse”.

E gjithë kjo vjen pasi Rusia sulmoi Ukrainën dhe shumë shtete tashmë kanë bllokuar transmetimin e kanaleve ruse.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria e Maqedonisë rekomandoi ndalimin e transmetimit të kanaleve ruse

Story i radhës

MPJ Maqedoni thotë se mund të ndërpriten plotësisht fluturimet me Rusinë, fton qytetarët të largohen nga ky vend

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë