grubi takon deputetet petry e mijatovic 61feda2a2a726

Grubi takon deputetët Petry e Mijatoviç

February 5, 2022
1 minut lexim
273359796 486696356153221 4974138948120324186 n 750x430 1

Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot ka pritur në takim deputetët gjermanë Christian Petry nga (SPD), Boris Mijatoviç nga (Die Grünen) si dhe drejtorin e FES në Shkup Rene Schlee.

Nga zyra për shtyp e zëvendëskryeministrit të Artan Grubi njoftojnë se kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e këtij problemi ishte pjesë e bisedës mes Grubit dhe deputetëve gjerman, Petry e Mijatoviç.

“Shkupi dhe Sofja po zhvillojnë dialog konstruktiv përmes grupeve të punës për të arritur kompromis që nuk do të cenonte asnjërën palë dhe që do të mundësonte hapin e pritur që vendi të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Integrimi në Bashkimin Europian dhe rruga plot sfida e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu ishte pjesë e diskutimit në këtë takim”, thuhet në kumtesën e zyrës për shtyp.
Në kumtesë thuhet se deputetët gjerman kanë siguruar mbështetje për rrugëtimin evropian të vendit.

“Deputetët gjerman theksuan mbështetjen e pa rezervë që shteti gjerman jep në këtë drejtim, ndërsa zëvendëskryeministri i parë Grubi është shprehur mirënjohës ndaj Gjermanisë që në marrëveshjen e koalicionit të ri qeveritar në Berlin është përfshirë dhe integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, me theks të veçantë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kumtesë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

danillovski omicron eshte fillimi i fundit te pandemise 61fed44e0b6bc
Story i mëparshëm

Danillovski: Omicron është fillimi i fundit të pandemisë

reagim inkurajues dhe shembullor i aktivisteve te vv se 61fedb93289ee
Story i radhës

Reagim inkurajues dhe shembullor i aktivistëve të VV-së

Të fundit nga

Google njofton: Gemini AI do të vijë në Chrome

Kërkimi në internet po bëhet më i personalizuar dhe përgjigjet janë “më të zgjuara”. Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të I/O, kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se po prezanton
ShkoLartë