Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka takuar delegacionin italian të udhëhequr nga Giuseppe Antonio Ruggiero, kryetar i komunës së Foiano di Val Fortore bashkë me kryetarin e komunës së Tearcës, z. Nuhi Neziri.
Njoftimi i plotë:
Kam përshëndetur inciativën për binjakëzimin me komunën e Tearcës, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin tonë e veçanërisht për komunat rurale dhe zhvillimin e tyre.
Komuna e Tearcës dhe ajo e Foiano di Val Fortore, pak kohë më parë kanë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi në sferën e energjisë së renovueshme.
Bartja e storieve të suksesit nga Italia në hapësirat e vendit tonë dhe vendosja e Mullinjëve me erë është një inovacion që kërkon përkrahje nga të gjithë ne, me shpresë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë në sfera të ndryshme edhe në komunat tjera.