Grubi: Qytetarët të bindur me politikat e Ahmetit, BDI-ja po rritet

January 31, 2022
1 minut lexim

Duke folur për të ariturat politike të BDI-së në 20 vitet e fundit, zv.kryeministri Grubi në emisionin debativ në Klan ka thënë se shqiptarët janë të bindur dhe i besojnë politikave të kryetarit të Bashkimit Demokratik për integrim.

Ai tha se nga politikat e ahmetit nuk kanë pësuar asnjë dëm komunitetet tjera. Shtoi se BDI-ja ka shumë të arritura, duke përmendur disa. Foli edhe për marrëveshjet ndërkombëtare dhe qëndrimin dhe “reformatimin” e VMRO-së.

“Më intereson qëndrimi i VMRO-së për Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, dy gjuhësinë, Marrëveshjen e Prespës. Duhet të presim nëse kjo parti do të lëshojë kumtesa, njoftime edhe në gjuhën shqipe. Dua të bëj vlerësim dhe lidershipit vizavi këtyre çështjeve”, tha Grubi. Foli edhe për koalicionin e mundëshëm në të ardhmen me VMRO-në. “Ne luftojmë dhe punojmë për të fituar zgjedhjet.

E vetmja parti që kishte rritje në zgjedhjet e fundit është BDI-ja. Opozita shqiptare dhe maqedonase kishin rënije. Të gjitha partitë shqiptare nuk tubuan më shumë se 80 mijë vota, kurse BDI-ja kishte e vetme më shumë. BDI-ja sa vjen e rritet dhe fuqizohet”, tha Grubi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Kritikat e kanë forcuar edhe më shumë BDI-në!

Story i radhës

Grubi: Besa u “shkri” në LSDM, në emër të tyre me BDI-në, diskutonte Zaev!

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë