Grubi: Qytetarët nuk do të mbesin pa bukë, vetëm tre tregtarë kanë bojkotuar sot

March 1, 2023
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ka folur për temën aktuale atë të ngrirje së çmimit të bukës dhe bojkotit nga ana e disa tregtarëve. Ai tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë se do të mbesin pa bukë, ngase, sipas tij, bëhet fjalë vetëm për tre tregtar të mëdhenj dhe të cilët kanë vendosur qytetarët dhe të mos respektojnë ndihmën të cilën po ja japin organet qeveritare me para të taksapaguesve.

“Ne filluam të subvencionojmë rrymën për të gjitha furrat e bukës në mënyrë që çmimi i bukës të mos rritet, dhe përkundrazi në vend që të ulet ajo u rrit dhe kishte një diskprepancë të madhe nga çmimi i bukës në Tetovë, Strugë,s Strumicë, nga ai në Shkup”, tha Artan Grubi.

Ai tha se ata që mbajhën monopolin në Shkup, vendosën që ta rrisin çmimin në shumë enorme dhe andaj kemi vendosur që ta ndalojmë subvencionimin dhe ta ngrimë çmimin e bukës.

“Sot e pamë që vetëm këta tre prodhues nuk kanë prodhuar bukë”, tha Grubi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Largohet nga Ramiz Sadiku dhe vazhdon karrierën në Suedi!

Story i radhës

Kurti akuzon Vuçiçin për shkelje të propozimit të BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë