Me homazhe në Kompleksin Memorial të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Tetovë përkujtuam sot në 16 vjetorin e vdekjes, komandantin e Brigadës 112 “Mujdin Aliu”Isa Lika – Iliri.
Në kujtimet e bashkëluftëtarëve të tij ruhet e gdhendur me lavdi dhe krenari atdhedashuria, trimëria dhe veprimtaria e tij kombëtare që është frymëzim i përjetshëm i veprimit të gjeneratave në kauzat e drejta të ruajtjes së dinjitetit të kombit dhe përparimit të tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe të gjithë veprimtarët e lirisë! LAVDI!