Grubi: Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë e bën Ali Ahmeti me kend ta zgjedh ai…

1 minut lexim

Zëvendëskryeminstri Artan Grubi në emisionin Pressing në Tv Klan Macedonia tha se qeverinë e ardhme e formon BDI e Ali Ahmetit me kend të dojë ai.

Grubi shtoi se BDI kryeson në çdo sondazh, duke përmendur dhe rastin e vitit 2017 ku pikërisht BDI u bë faktor kyç që ktheu LSDM-në nga dhjetë vite opozitarizëm, në pushtet.

“Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë e bën Ali Ahmeti me kend ta zgjedh ai! Në e kemi selinë në Reçicë të vogël dhe aty ne jemi Kingmakers në përcaktimet zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit në shkuam me LSDM-në, e sollën në pushtet pas disa viteve opozitë. Kështu ka qënë shpesh, por po e përmendi rastin në 2017-tën që e bënë pushtet LSDM-në pas 10 viteve opozitë, edhe në mandatin e dyte njëjtë, ja e kemi edhe kryeministrin e parë shqiptar, si premtim nga ajo fushatë… Ne në të ardhmen do të kërkojmë që të jemi dhe mandatar për formimin e qeverisë si dhe me 2/3 të zgjidhet edhe presidenti i vendit…”, deklaroi Grubi. /TvKlan.mk

Story i mëparshëm

Davkova: Në rrethin e dytë mendja më thotë se do të përsëritet dueli Pendarovski – Davkova

Story i radhës

Mexhiti: Blerim Bexheti kërcënon koordinatorin tonë në Saraj

Të fundit nga