Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

min lexim

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës shef i misionit amerikan, z. Eric Meyer.

Gjatë këtij takimi, Grubi dhe Meyer kanë diskutuar mbi projektin e Korridorit 8 dhe 10D si dhe zhvillimet e fundit në drejtim të fillimit të punimeve mbi këtë projekt.

Diskutimi mbi rëndësinë e këtyre projekteve jo vetëm për vendin por edhe mbarë rajonin ka bërë që e gjithë Qeveria të jetë e përkushtuar në jetësimin e tyre të shpejtë dhe cilësor.

Procesi tashmë është para zgjedhjes së konsulentit për transaksionin financiar dhe pritet që brenda ditëve në vijim të mbyllet përzgjedhja dhe të vijohet më tej.

Komiteti drejtues i Qeverisë ka formuar 3 ekipe  me detyra të caktuara për shpronësim, negociata dhe për zbatim të proektit, ndërsa konsulenti për transakcionin finansiar dhe mbikqyrje do të duhet të zhvillojw negociata me Bechtel Enka dhe në afat prej 21 ditë të përmbyllet kontrata e cila më pas do të dërgohet fillimisht në Komitet e më pas në Qeveri për konfirmim.

Pritja jonë është që gjatë verës të fillojnë punimet dhe të vihet gurrëthemeli, ka theksuar në këtë takim Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, z. Grubi.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për situatën politike në vend dhe rajon si dhe kontestin me Bullgarinë, për të gjetur një zgjidhje për dhënien e dritës jeshile dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Grubi, i përcolli edhe njëherë porosinë z. Meyer se integrimi europian për Republikën e Maqedonisë së Veriut është i rëndësisë së madhe për shkak të rrethanave në të cilat tashmë ndodhet mbarë globi.

Gjithashtu gjatë këtij takimi, Grubi ka përshëndetur vizitat e zyrtarëve të lartë amerikan si përkrahje e madhe për vendin tonë në rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane si dhe vendosjes së dialogut strategjik të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Story i mëparshëm

Shtrenjtohen sërish derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Dorëzohet VMRO! E pranon më në fund sa e fortë është BDI-ja

Të fundit nga