Grubi: Përqindja duhet t’i referohet luftës kundër korrupsionit dhe jo provizionit

min lexim

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për
Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka
marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të themelimit të Agjencisë për
Siguri Kombëtare.

“Sot jam krenar që i përkas brezit të deputetëve në Kuvendin tonë që ka
marrë shumë vendime të rëndësishme dhe të rënda, duke përfshirë këtu
edhe hapin e fundit në reformimin e Sektorit të sigurisë me fillimin e
punës së Agjencisë me të cilën Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit,
e cila në periudhën e kaluar ishte abuzuar për interesa personale dhe
grupore, tashmë ka shkuar në histori. Procesi i reformës së sistemit të
sigurisë dhe kundërzbulimit nuk është vetëm miratimi i ligjeve apo
zgjedhja e drejtuesve, por është i nevojshëm një mentalitet krejtësisht
i ndryshuar i mendimit dhe veprimit”, ka thënë Grubi para të
pranishmëve.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin e plotë të Zëvendës kryetarit të parë
të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet
Bashkësive, z. Artan Grubi:

Të nderuar kolegë ministra,
I nderuar drejtor,
Të nderuar të pranishëm,

Ju faleminderit për ftesën që sëbashku të shënojmë përvjetorin e
Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në emër të Qeverisë sonë.

Sot jam krenar që i përkas brezit të deputetëve në Kuvendin tonë që ka
marrë shumë vendime të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe hapin e
fundit në reformimin e Sektorit të sigurisë me fillimin e punës së
Agjencisë me të cilën Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, e cila në
periudhën e kaluar ishte abuzuar për interesa personale dhe grupore,
tashmë ka shkuar në histori.

Të nderuar,
Me reformat e qeverisë në sistemin e shërbimeve të sigurisë, ne po
përpiqemi të rrisim besimin e qytetarëve në kredibilitetin e
institucioneve në këto kohëra sfiduese të së vërtetave dhe realiteteve
alternative.

Procesi i reformës së sistemit të sigurisë dhe kundërzbulimit nuk është
vetëm miratimi i ligjeve apo përzgjedhja e drejtuesve, por është i
nevojshëm një mentalitet krejtësisht i ndryshuar i mendimit dhe
veprimit.

Tash e disa vite më në fund kemi një institucion që punon në përputhje
me Kushtetutën, aktet ligjore dhe nënligjore, siç i ka hije një shërbimi
sigurie të një vendi anëtar të NATO-s dhe lirisht mund të themi si një
shërbim me koncept të zhvilluar për avancimin e vazhdueshëm të
kapaciteteve të sistemit të sigurisë, i cili mund të përballet me
kërcënimet dhe rreziqet bashkëkohore për sigurinë kombëtare dhe
ndërkombëtare.

Prandaj edhe në këtë drejtim Agjencia do të ketë mbështetje të fuqishme
dhe të vazhdueshme nga Qeveria, por edhe nga institucionet tjera
shtetërore.

Të nderuar të pranishëm,
Ne kemi një sfidë tjetër të madhe përpara nesh, ajo është lufta e
përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Korrupsioni është një rrezik sigurie. Nuk e kam fjalën vetëm për
korrupsionin në politikë dhe institucione, por edhe në media, në
gjyqësor, në sektorin joqeveritar.

Pikërisht për këtë arsye, na duhet vetingu social dhe jo gjueti e
shtrigave dhe propagandë partiake.

Fjala përqindje nuk guxon t’i referohet provizionit, por realizimit të
luftës kundër korrupsionit.

Ngjarjet si kjo e sotmja nuk janë vetëm për t’u uruar, por edhe për
dërgimin e porosive.

Ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe një vend që po negocion për
anëtarësim në Bashkimin Europian. Nuk ka vend për improvizim. Nuk ka
vend për tolerancë.

Prandaj nevojitet një fushatë sociale e të gjithë protagonistëve kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në fund, më lejoni t’u uroj të gjithë punonjësve të Agjencisë së
Sigurisë Kombëtare shumë suksese dhe me guxim të vazhdojnë të punojnë
për ndërtimin e një shërbimi bashkëkohor të sigurisë, i cili do të jetë
plotësisht në funksion të mbrojtjes së interesave të sigurisë së vendit
dhe qytetarëve të tij.

Story i mëparshëm

Arabët dhe Europa, ose Lindja dhe Perëndimi…

Story i radhës

Facebook ju thotë moderatorëve të censurojnë sulmet Izraelite ndaj Palestinës por jo ato Ruse ndaj Ukrainës

Të fundit nga