Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar të gjithë mësuesit shqiptar me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
Ky është postimi i plotë i Grubit:
Mësuesit janë simbol i humanizmit dhe shpërndarjes së dijes, janë ata që profesionin e mësuesisë e kthyen në mision të shenjt.
Përulem ndaj angazhimit të mësuesve tanë anembanë, ruaj me kujdes mësimet e këshillat e tyre pasi që vlera e mësuesit është e pamatë.
Të dashur mësues, faleminderit për çdo gjë që keni bërë për formimin dhe edukimin e brezave të tërë.
Gëzuar 7 Marsi