Grubi: Opozita shqiptare e vendosur e gjitha në shërbim të VMRO-DPMNE-së

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në TV A2 CNN në Shqipëri deklaroi se opozitarët shqiptarë janë pothuajse të gjithë të dalur nga BDI-ja, të cilët tashmë po i shërbejnë opozitares maqedonase VMRO-DPMNE.

“E ashtuquajtura opozita shqiptare janë që të gjithë të dalur nga BDI-ja, pra ish-kolegë që tash kanë përfunduar askund sepse donin të jenë themelues të partive politike pa pasur aftësi për të udhëhequr të njejtat, ndaj nuk janë as të përfaqësuar me deputetë në kuvend. Kjo që i ka përcjellë deri më tani do të vazhdoj edhe më tutje. Ata u bashkuan mirëpo ky bashkim i tyre erdhi përshkak të mungesave vetanake për të udhëhequr. Nga BDI gjithmonë kemi kërkuar që të bashkohen, që mos të përçahet vota shqiptar, mirëpo ata momentalisht po veprojnë me përçarje në shërbim të VMRO-DPMNE-së”, tha Grubi.

Story i mëparshëm

Shkencëtarët vijnë me një teori tjetër që shpjegon arsyen se pse universi ynë po zgjerohet

Story i radhës

​Osmani pranon telegrame urimi nga liderë botëror për 16 vjetorin e Pavarësisë

Të fundit nga